FOTO/ Ja kush është gjyqtarja që i ndaloi Tahirit të dalë jashtë Shqipërisë

Për më shumë se 1 orë, sot ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dha dëshminë e tij në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Ai është njohur edhe me masën e bllokimit të pasaportës së tij, gjë që i ndalon atij të dalë nga vendi.

Gjykatësja e cila është përballur me të është, Liljana Baku, e cila ka marrë edhe vendimin final.

Swiss Digital Desktop Reklama

Baku është një gjyqtare e njohur që ka gjykuar çështje të rëndësishme penale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ajo është gjyqtarja e çështjes së Nezar Seitit, i cili akuzohet si bashkëpunëtor i Habilajve.

Po kështu Liljana Baku ka gjykuar edhe çështjen “Xibraka”, ku ka refuzuar edhe kërkesën e Ermal Hoxhës vitin e kaluar për të kaluar “Vitin e Ri” pranë familjes.

Saimir Tahiri në dalje të Gjykatës u rrethua nga gazetarët po nuk preferoi të fliste duke thënë se do të kishte kohë edhe për këtë.

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?