FOTO nga lokali ku seksi paguhej 5 mijë lekë. Ja kush është tutorja e arrestuar në Durrës

Seks për 5 mijë lekë, arrestohet tutorja dhe prostituta në Durrës, si funksiononte rrjeti. Shtetaset e arrestuara janë Shpresa Pisha 47 vjeçe, banuese në Durrës dhe Y. R. 40 vjeçe, banuese në Durrës.

Në njërën nga fotot siguruar Shpresa Pisha shihet në ambientet e lokalit të saj, i cili shërbente dhe si vend ndërmjetësimi.

Pisha, në rolin e organizatores dhe ndërmjetëses kishte marrë me qira një lokal në qytetin e Durrësit. Ajo ndërmjetësonte me klientët që frekuentonin lokalin e saj duke siguruar lidhjen e tyre më pas me shtetasen Y. R.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vijim Shpresa Pisha vinte në dispozicion ambientet e banesës së saj në Plazh, Durrës për ushtrimin e këtij aktiviteti kriminal kundrejt një shume 5 000 lekë(të reja). Vijojnë hetimet për zbulimin e autorëve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Swiss Digital Mobile Reklama
  • syri.net

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?