FOTO/ Përfshihet nga flakët godina e prodhimit të këpucëve në Vlorë

Përfshihet nga flakët një godinë e prodhimit të këpucëve në Vlorë.

Flakët kanë rrezikuar fabrikën, ndërsa ndërhyrja e forcave zjarrfikëse ka evituar dëmet e mëdha. Shkëndijat elektrike nga djegia e një kablli elektrik kanë shkaktuar rrënien e zjarrit, ndërsa janë djegur një sasi e konsiderueshme e lëndes së parë për prodhimin e këpucëve që ndodheshin jashtë godinës.

Kjo fabrikë ndodhet te ish fabrika e duhanit, tani prodhoheshin këpucë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne godinë në momentin e zjarrit nuk ka patur persona, brenda ambjenteve të saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Eshtë dashur ndërhyrja e dy automjeteve te zjarrfikseve për të normalizuar situatën dhe shuarrjen e flakëve.

Dëmi i shkaktuar mendohet i konsiderueshëm në fabrikën italiane të prodhimit të këpucëve në Vlorë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?