FOTO/ Tahiri tek Krimet e Rënda, ja çfarë ka ndryshuar me ish-ministrin
Jo si zakonisht, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri mbërrin në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Themi jo si zakonisht pasi rrallëherë jemi mësuar ta shohim Tahirin pa xhaketë, me një veshje në sportive dhe atlete, tërësisht i heshtur duke iu drejtuar derës së Gjykatës.
Ai shoqërohej nga avokati i tij mbrojtës Maks Haxhia. Ligji parashikonte thirrjen e ish-ministrit të Brendshëm brenda 5-ditëve nga zbardhja e vendimit që i ndaloi daljen jashtë shtetit dhe bllokimin e pasaportës.
Në këtë seance përballë gjyqtares Baku, ish-ministri Tahiri do të duhet të përgjigjet për të gjitha çështjet që kanë dalë nga përgjimet e Habiljave dhe të dhënat e tjera të siguara nga Prokuroria e krimeve të rënda.
Kështu Tahiri do të pyetet për njohjet me Orest Sotën dhe lëvizjet me automjetin Audi, nëse i ka njohur Habilajt kur i ka takuar, apo akuzat se Tahiri ka përfituar dhurata nga Habilajt.




