Hajdari: Llalla s’ka dhënë asnjë siguri! Kryeprokurori i ri 4 detyra në tavolinë

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari i ftuar mbremjen e djeshme në “Arena” në Ora News, thotë se Adriatik Llalla nuk mund  të qëndrojë asnjë sekond në krye të Prokurorisë pasi nuk ka dhënë siguri se di të bëjë punën. Ai shprehet se kryeprokurori i ri ka përballë katër detyra përpara.

Hajdari: Llalla nuk mund të rrijë në krye as një sekondë më tepër, pasi nuk ka dhënë asnjëherë siguri e indicie se di të bëjë punën. Po të rrijë do të bëjë transformime spektakolare. Unë ju garantoj një gjë, më mirë se Adriatik Llalla, do të jetë kushdo nga ata të shtatë. A janë ato më të mirët? Jo, kurrë, ka edhe të tjerë që i ka penalizuar mënyra se si zgjidhet Prokurori i Përgjithshëm. Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm ka katër detyra, të mos ndërhyjë në çështjet që janë në hetim, përfshirë që nga të thjeshtat e deri tek ato të rëndësishmet. Të mos përdori autoritetin për të bërë transferime dhe komandime. T’i rrijë larg konferencës së prokurorëve kur do të mblidhen për të zgjedhur 6 prokurorët. Dhe e fundit t’i bëjë vlerësimet e punës duke ngritur grupe pune prokurorësh të cilët i kontrollojnë me sinqeritet dosjet e prokurorëve. Ju garantoj që një pjesë e madhe e kolegëve të mi, do të dalin jashtë sistemit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?