Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 9 Nëntor 2026, 07:34 Siguria e Evropës nën presion nga kërcënimet moderne Evropa po përballet me një valë kërcënimesh të reja, duke përfshirë sulme kibernetike, alarme me bomba kundër fluturimeve të pasagjerëve, trazira civile dhe akte…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Jesús de Miguel
  • Normat e interesit
  • TikTok dhe BE
  • Barcelona-Atletico
  • Opozita dhe Rama
  • SPAK, SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Aksidenti në Durrës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Jesús de Miguel
  • Normat e interesit
  • TikTok dhe BE
  • Barcelona-Atletico
  • Opozita dhe Rama
  • SPAK, SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Aksidenti në Durrës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Hapat e parë dhe të ndrojtur të një perandorie sunduese të automobilizmit

Aktualitet E diel, 20 Tetor 2024 09:04
Hapat e parë dhe të ndrojtur të një perandorie sunduese të automobilizmit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Albert Vataj

Askush nuk do të besonte se Mercese Bens do të niuste jetën tamam si një fëmijë i ndrojtur, i pasigurt, por gjithnjë kureshtar dhe me kurajën për t’u ngritur në çdo rrëzim
Bertha Benz dhe bashkëshorti i saj Karl Benz kishin shpikur automobilin e parë me benzinë, por askush nuk dinte ta përdorte, duke e lënë shpikjen e papërdorur. Të gjithë e quanin Karl budalla për krijimin e asaj që ata e konsideronin një triçiklet qesharake.
Për t’i bërë gjërat edhe më keq, Karl gjeti prehje te alkooli për të shoqëruar depresionin e tij, në atë që do të niste si një disfatë, dhe do të shndërrohej në një perandori.
Bertha Benz (3 maj 1849 – 5 maj 1944), hyri në histori ishte si një pioniere gjermane e automobilave. Ajo ishte partnerja e biznesit, investitori dhe gruaja e shpikësit të automobilave, Karl Benz. Më 5 gusht 1888, ajo ishte personi i parë që drejtoi një mjet me motor me djegie të brendshmenë në një distancë të gjatë, duke testuar në terren, Benz Patent-Motorwagen, duke shpikur rreshtimin e frenave dhe duke zgjidhur disa çështje praktike gjatë udhëtimit prej 106 km.
Familja Benz jetonte në Mannheim me pesë fëmijët e tyre dhe Bertha duhej të vizitonte prindërit e saj në Pforzheim, pothuajse 100 kilometra në jug. Për të mbështetur të shoqin dhe për t’u siguruar që puna e tij të mos ishte e kotë, Berta mori guximin dhe vendosi të nisej me triçikletë për t’i vizituar ata.
Saktësisht, më 5 gusht 1888, 39-vjeçarja Bertha Benz udhëtoi me shpikjen e familjes nga Mannheim në Pforzheim me djemtë e saj Richard dhe Eugen, përkatësisht trembëdhjetë dhe pesëmbëdhjetë vjeç, në një Model III. Ajo e bëri këtë udhëtim historik, pa i thënë burrit të saj dhe pa lejen e autoriteteve, duke u bërë kështu personi i parë që drejtoi një makinë në një distancë të konsiderueshme. Përpara këtij udhëtimi që ka mbetur në analet e kujtesës, lëvizjet me motor ishin thjesht prova shumë të shkurtra, duke u kthyer në pikën e origjinës, të bëra me ndihmën e mekanikës. Duke ndjekur gjurmët e vagonëve, ky turne pionier përshkoi një distancë me një drejtim prej rreth 106 km.
Udhëtimi zgjati pothuajse një ditë të plotë, një kohë e arsyeshme duke marrë parasysh fuqinë e automjetit në fund të shekullit të 19-të. Bertas i’u desh të ndalonte disa herë në farmaci për t’u rimbushur me benzinë, e cila shitej atje në atë kohë. Ajo vizitoi dy prodhues për të riparuar frenat, duke shpikur kështu jastëkët e frenave dhe një farkëtar për të rregulluar zinxhirin e transmisionit. Kur një linjë karburanti u bllokua, Bertha përdori një kunj për ta riparuar dhe izoloi një tel me një kravatë të improvizuar.
Pasi mbërriti në destinacionin e saj, Berta e njoftoi burrin e saj për suksesin e udhëtimit me telegram. Të nesërmen, ajo u nis për në Mannheim, duke përfunduar udhëtimin e kthimit.
Udhëtimi tërhoqi shumë vëmendje, pasi Berta takoi shumë kureshtarë gjatë rrugës. Pikërisht atëherë njerëzit filluan të kuptonin se automobili nuk ishte thjesht një lodër kurioze, por një mjet transporti praktik dhe i shpejtë.
Karl u bë menjëherë i famshëm dhe së shpejti të gjithë kërkuan një kopje të makinës së tij, duke çuar në porosi të shumta. Udhëtimi i Berthës ishte gjithashtu një mundësi për të që të testonte automjetin nga këndvështrimi i përdoruesit, duke identifikuar përmirësime të mundshme.
Ajo sugjeroi shtimin e një marshi në transmetim për të rritur shpejtësinë, duke zvogëluar kështu kohën e udhëtimit dhe duke e lejuar atë të kapërcejë vagonët, shtimin e një rrote të katërt për stabilitet më të madh, përmirësimin e frenave dhe instalimin e një filtri karburanti. Prej aty lindi ajo që do të bëhej një perandori e madhe automobilistike, e njohur deri më sot. Lindi Benz Mercedes!

Mund t'ju interesojë

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten

Para 4 orësh
Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?

Para 5 orësh
Përgjigjet ministri i Infrastrukturës se kur do të dalin nga tregu makinat e vjetra Euro 3 dhe Euro 4

Përgjigjet ministri i Infrastrukturës se kur do të dalin nga tregu makinat e vjetra Eur...

Para 6 orësh

Daily Factfinder

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Siguria e Evropës nën presion nga kërcënimet moderne
Para 1 ore

Siguria e Evropës nën presion nga kërcënimet moderne

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten
Para 4 orësh

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten

Presidentja e BQE: Pritet rritje e madhe e normave të interesit bankar në dhjetor
Para 5 orësh

Presidentja e BQE: Pritet rritje e madhe e normave të interesit bankar në dhjetor

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?
Para 5 orësh

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?

Më të lexuarat

1 Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!
Para 12 orësh

Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!

2 Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem
Para 22 orësh

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

3 Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel
Para 19 orësh

Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel

4 Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…
Para 15 orësh

Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.