”Hë mi zemër…”: Balla merr keq, por me gazetaren s’ka numra

Deputeti socialist Taulant Balla dukej pak më ”entuziast” se ç’duhej për bashkëbisedimin e tij me gazetaren Klodiana Lala nga studioja e emisionit “Të Paekspozuarit” me Ylli Rakipin.

Pak para se të kryhej lidhja me të gjatë transmetimit, Balla nisi duke e quajtur fillimisht ‘gocë’ dhe i vuri vulën me një ”hë mi zemër…” që Lala nuk e toleroi më. ”Eee do fusësh prapë atë gocën, paska ikur…” tha Balla kur Ylli njoftoi lidhjen me Klodianën dhe kur Lala doli në ekran ia dha ‘hë mi zemër…”.

“Unë nuk jam gocë e para, jam zonjë. Dhe fjalën zemër tërhiqe mbrapsht,” iu përgjigj e vendosur gazetarja. Mbase kjo do t’i shërbejë Ballës që të reflektojë herën e ardhshme që i drejtohet një gruaje. S’e ka marrë vesh akoma ai që termi ”feminizëm” ishte më popullori i 2017-ës?

Swiss Digital Desktop Reklama

Burimi: Panorama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?