I moshuari pëson infarkt, mjekët luftojnë për t’i shpëtuar jetën
Një ngjarje tragjike është regjistruar paraditen e sotme në Pogradec. Një i moshuar ka pësuar infarkt menjëherë pasi ka hyrë në ujërat e Liqenit të Ohrit. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe ekipi mjekësor i urgjencës, të cilët kanë filluar manovrat e menjëhershme të reanimimit. Dyshohet se i moshuari mund të ketë ndërruar jetë, por mjekët po vazhdojnë me përpjekje intensive për ta rikthyer në jetë. Gjendja e tij mbetet kritike dhe pritet një njoftim zyrtar nga autoritetet shëndetësore
KOHA JONË SONDAZH

