I moshuari pëson infarkt në Vlorë, kryebashkiaku Dritan Leli i jep ndihmën e parë

Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli i ka ardhur në ndihmë një të moshuari, i cili ka pasuar parainfarkt. Ka qenë kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli që ka ndërhyrë për të shpëtuar qytetarin.

Në këtë rast, kryetari i bashkisë së Vlorës ka bërë detyrën e tij si mjek. Ai ka qenë i rastësishëm në zonën e Lungomares, kur ka parë që shumë qytetarë janë afruar për ta ndihmuar të moshuarin.

Menjëherë ai ka shkuar me vrap duke e ndihmuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas asistencës se parë mjekësore nga Leli, qytetari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?