FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Polemika për protestat në Tiranë, Ikballe Huduti i kthehet Ramës: Jam shqiptare dhe ndihem përgjegjëse për kombin tim

Ikballe Huduti ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, lidhur me pjesëmarrjen e saj në protestat e zhvilluara në Tiranë. Rama publikoi në rrjetet sociale fotografi të Hudutit, duke e lidhur atë me qëndrime pro-iraniane dhe me një fotografi të mëparshme ku shfaqet pranë Mahmoud Ahmadinejad. Kryeministri deklaroi se Huduti ka mbështetur figura të regjimit iranian, përfshirë gjeneralin Qasem Soleimani.

“Shikojini vetë dy fotot. Është i njëjti personazh i ardhur me karvanin e “diasporës” së shtirur, që në emër të Allahut predikon urrejtje, thërret për kryengritje ndaj qeverisë së Shqipërisë, kërkon hakmarrje ndaj Amerikës për vëllaun e vrarë, kasapin e regjimit të Teheranit, gjeneralin famëkeq Kasem Sulejmani. Dhe po, personazhi në krah të saj është Ahmedinegjadi dora vetë, kryeshërbëtori famëkeq i ajatollahëve të errësirës”, shkruante Rama.

Në reagimin e saj, Huduti shkruan se pjesëmarrja në protesta buron nga dashuria për popullin dhe përgjegjësia qytetare. Ajo u shpreh se çdo qytetar ka të drejtë të shprehë pakënaqësitë kur mendon se cenohet interesi publik.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Unë jam shqiptare dhe ndihem përgjegjëse për fatin e kombit tim. Nuk mund të fle e qetë kur shoh probleme që prekin shoqërinë tonë. Besoj se njeriu vlen aq sa shqetësohet për hallet e të tjerëve dhe aq sa përpiqet të kontribuojë për të mirën e përbashkët. Nuk kërkoj armiqësi me askënd. Kërkoj paqe me drejtësi, dialog me respekt dhe një Shqipëri më të mirë për të gjithë”,-shkruan Huduti.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?