Jepet konkluzioni për 7 kandidatët për Kryeprokuror, ja kush kalon dhe nuk kalon

Komisioni i Ligjeve ka nisur dhënien e konkluzioneve për 7 kandidatët për Prokuror të Përkohshëm.

Deputeti Bledi Çuçi duke lexuar raportin tha se:

Kandidati Arqile Koça i përmbush pjesërish kriteret se nuk ka gradën shkencore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kandidatja Arta Marku përmbush kriteret e përvojës dhe gradës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kandidati Artur Selmani përmbush pjesërisht kriteret për Prokuror të Përgjithshëm; përmbush kriterin e vjetërsisë. Nuk ka kriterin e gradës shkencore, që është kusht. Ka një masë disiplinore në punën e tij.

Kandidati Besnik Muçi plotëson kushtet dhe kriteret.

Kandidati Ferdinan Elezi përmbush kushtet dhe kriteret.

Kandidatja Ermira Tafani i përmbush kushtet. I plotëson dhe kërkesat ligjore, se nuk ka qënë as anëtare as bashkëpunëtore e Sigurimit të Shtetit, e asnjë asgjensie të huaj dhe as ka marrë masë disiplinore.

Kandidati Granit Shahu nuk i plotëson kushtet e vjetërisë.

Komisioni i LIgjeve ia përcjell këtë raport Kuvendit të Shqipërisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?