Kandidati i parë për kryeprokuror: Nuk kam platformë. Jam i përkohshëm

Komisioni i Ligjeve ka nisur ditën e sotme që të dëgjojë kandidatët për kryeprokuror. I pari në listë ka qenë Arqile Koça, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.

Pasi tha se e kishte nisur punën si prokuror në Korçë e më pas edhe si kryetar i Prokurorisë së Devollit, e më pas nga marsi i vitit 1997 e deri më tani është prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.

Duke folur në komision dhe i pyetur nga anëtarët se cila është platforma e tij, kandidati për Prokuror të Përgjithshëm të Përkohshëm tha se nuk kishte përgatitur një të tillë.

Swiss Digital Desktop Reklama

‘Duke qenë i përkohshëm nuk kam bërë një platformë, sepse edhe koha nuk e mundëson një gjë të tillë’ është shprehur prokurori Arqile Koça.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?