Kërcënohet efektivi i policisë së Kamzës, i hidhet granatë në banesë (Emri)

Një granatë ka shpërthyer në oborrin e një banese 3-katëshe në Fushë-Krujë, në pronësi të një punonjësi policie.

Portali i lajmeve “BalkanWeb” raporton se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm rreth orës 05:00, në banesën në Fushë Krujë të punonjësit të policisë që shërben në Komisariatin e Kamzës, Fatmir Isufi.

Në katin e parë të objektit ka një klinikë mjekësore. Nga ngjarja nuk ka persona të lënduar, ndërsa ende nuk dihen shkaqet dhe motivet e ngjarjes por po hetohet për ndonjë konflikt të efektivit Isufi për shkak të detyrës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njoftimi i policisë:
Më datë 15.12.2017, në Fushë-Krujë, gjatë natës në oborrin e pronës private 3-katëshe (banesë dhe biznes) të shtetasit F.Isufi ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e llojit të lëndës plasëse, shkaqet e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?