Kërkohej prej më shumë se 1 viti, fieraku prangoset në Kakavijë. Ja emri
Aktualitet E Hënë, 19 Korrik 2021 16:31
Policia kufitare në Kakavijës ka prangosur një person të shpallur në kërkim prej më shumë se një viti.
Ai është Agim Saliaj 42 vjeç nga Cakrani i Fierit.
Saliaj u kap duke tentuar të dilte jashtë Shqipërisë përmes doganës së Kakavijës.
Ai është dënuar me 1 vit burg në 7 Tetor 2016 për dhunë në familje.

