Këshilli Kombëtar nis votimin e fshehtë për shkarkimin e disa prej anëtarëve të kryesisë dhe sekretarëve

Pas miratimit të rezolutës, Këshilli kombëtar i Partisë Demokratike ka nisur një votim të fshehtë për të shkarkuar emrat që u propozuan një ditë më parë nga kryesia e Partisë Demokratike. Sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi është shprehur se sot nuk do të merret vendim për përjashtimin e anëtarëve të propozuar për përjashtim, por thjesht do të shkarkohen nga funksionet e tyre.

“Sot nuk merret asnjë vendim për përjashtim, por për shkarkim nga funksionet. Disa anëtarë të kryesisë nuk kanë respektuar vendimin e kryesisë së Partisë për thirrjen në datën 18 të Kuvendit Kombëtar. Përkundrazi!Janë angazhuar për ngritjen e strukturave paralele për te zëvendësuar institucionet e ligjshme statutore të PD. Per ta nuk ka më kryetar partie, nuk ka sekretar të përgjithshëm, nuk ka nënkryetarë, nuk ka kryesi, nuk ka Këshill Kombëtar, perveç kësaj trupe që sillet si celulë ilegale që kërkon t’i mbivendoset institucioneve legjitime të partisë.

Për këtë arsye, ata mund të bëjnë çfarë të duan jashtë institucioneve të partisë, por nuk mund të veprojnë si anëtarë të kryesisë qendrore të PD. Ky është propozimi ndaj Këshillit Kombetar. Nuk po marrim masë disiplinore ndaj askujt, edhe pse interesi elektoral i PD me veprime të tilla, na jepte të drejtën e masave disiplinore sipas nenit 27. Për të mos i fryrë përçarjes, per të mos perjashtuar askënd, propozojmë shkarkimin nga funksionet:

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkaq, është zbardhur pyetja që ju drejtohet anëtarët e Këshillit Kombëtar në fletën e votimi, ku thuhet: A jeni dakord me propozimin e kryesisë për shkarkimin e Kryetarit të Këshillit Kombëtar, Edi Paloka

Swiss Digital Mobile Reklama

Anëtarëve të kryesisë:

Flamur Noka

Aldo Bumçi

Gent Strazimiri

Albana Vokshi

Oerd Bylybashi

 

Si dhe sekretarëve:

Ervin Minarolli

Ivi Kaso

Belind Kelliçi

Ledina Mandia”.

Një ditë pasi Sali Berisha mblodhi Kuvendin, Këshilli Kombëtar e konsideron lëvizjen e Berishës si anti-statutore dhe që ishte një përpjekje për të deligjitimuar institucionet e Partisë Demokratike deri në zhbërjen e saj si forca më properëndimore në vend.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?