Krisafi: Zgjidhja për Jerusalemin ajo e propozuar nga Mogherini

Prof. Dr. Ksenofon Krisafi, dekan i Fakultetit të Shkencave Juridike tek Universiteti Mesdhetar i ftuar në “Tonight Ilva Tare”, thotë se çështja e Jerusalemi krijon sensibilitet të gjerë dhe se është i mendimit që ky qytet të jetë nën mbrojtje ndërkombëtare.

Krisafi: Ka të bëjë me një lëvizje që shkakton sensibilitete të jashtëzakonshme, politike, fetare dhe nacionale për të cilën ka 70 vite që derdhet gjak. Unë mendoj se të dyja palët kanë të drejtë për faktin se kur u krijua Izraeli si shtet në vitin 1949 ishte marrë një vendim nga Asambleja e Përgjithshme e Organizata e Kombeve të Bashkuara. Britania e madhe kishte mandatin e vet Palestinën.

Në Palestinë kishte arabë që janë palestinezët dhe izraelitët. Kur Britania e Madhe kërkoi nga OKB që të shprehej, Arabia Saudite shtroi çështjen e pezullimin e mandatit britanik ndaj Palestinës dhe krijimin e dy shteteve dhe kështu u vendos. Ndërkohë doli menjëherë doli çështja e Jerusalemit dhe Asambleja vendosi që Jerusalemi të shpallej qytet i lirë me akses nga popullsitë e këtyre dy vendeve. Situata nuk u zgjidh sepse shpërtheu lufta. Jam partizan i idesë së Mogherinit që Jerusalemi të ruaj statusin që ka pasur, territor i ri dhe me mbrojtje ndërkombëtare dhe të ishte mrekulli njohja e Izraelit nga Palestina dhe Palestina nga Izraeli.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?