Kryeprokurori i ri. Deputetja e PS: Nuk i pyesim kandidatët për pasurinë
Gazetari i Arsen Rusta, ka debatuar me deputeten e PS, Klotilda Ferhati. Në emisionin ‘Repolitix’, në Report Tv, ku temë diskutimi është zgjedhja e Kryeprokurorit të Përkohshëm, gazetari Rusta tha se mazhorancës nuk i intereson Kryeprokurori.
Ai ju drejtua deputetes së majtë, duke i thënë se nëse do t’iu interesonte kryeprokurori, do të kishin pyetur sot në Komisionin e Ligjeve shtatë kandidatët për pasuritë e tyre.
Rusta: Nuk keni interes ju kryeprokurorin. Nuk pyetët asnjërin nga 7 kandidatët për pasurinë.
Ferhati: Mos i ngatërroni çështjet.
Rusta: Çfarë është korrupsioni? Ana profesionale, ana monetare dhe kontaktet me botën e krimit, këto janë. Por juve nuk ju intereson pasuria e kandidatëve, por ju intereson të ikë Llalla.
Ferhati: Nuk mund të pyesim ne për pasurinë.
Rusta: Një pjesë e mirë e atyre kandidatëve kanë ardhur kot, nuk plotësojnë kushtet.
Ferhati: Mos paragjykoni.
Rusta: Hapni CV. Po nëse ju mbetet një, ç’do bëni.
Ferhati: Nuk është e vërtetë që ata nuk i plotësojnë kriteret, më shumë se gjysma i plotësojë.
Rusta: Jo jo, zonja e di mirë, por uroj mos t’iu shkojë një në Parlament.

