Kuvendi mbyll punimet 1 javë para afatit. Ja kur zgjidhet kryeprokurori i ri
Situata politike është e nxehtë, sidomos tani që mazhoranca qeverisëse e udhëhequr nga Edi Rama ka vendosur të zgjedhë një kryeprokuror të përkohshëm duke shkelur Kushtetutën dhe duke mos e kaluar në vetting.
Shkelja tjetër është se Rama dhe shoqëria e tij civile ka bllokuar krijimin e Këshillit të lartë të Prokurorisë duke bllokuar dhe zgjedhjen normale të kryeprokrurorit të ri.
E në këtë situatë të tillë, mazhoranca ka vendosur që të mbyllë punimet e Kuvendit 1 javë para parashikimit.
Ditën e hënë në datë 18 dhjetor, Kuvendi i Shqipërisë ka seancën e fundit për këtë vit dhe do të zgjedhë edhe kryeprokurorin e ri.
Më poshtë keni dokumentet që vërtetojnë se Kuvendi duhej të mbyllej në datën 24 dhjetor, por mazhoranca ka vendosur ta mbyllë në 18 dhjetor.














