Mbetet pa pashaportë, Tahiri buzagaz: Do flas shumë shpejt

Në orën 9.30 minuta, fiks sipas orarit të caktuar nga gjykata për seancën e marrjes në pyetje, në krah të avokatit, ish-ministri i Brendshëm mbërriti tek Krimet e Rënda. Seanca zgjati rreth 30 minuta dhe ish-ministri mësohet të ketë deklaruar në seancë se ishte i interesuar të zbardhej e vërteta.

Tahiri u ul në krah të avokatit, në bankën e të akuzuarve në sallën e gjyqit nr.4. Pas kërkesës së prokurorit për lënie të pandryshuar të masës dhe të avokatit Maks Haxhia për shfuqizimin e saj, Tahiri dha vetë shpjegime para gjykatës. E nisi që nuk përbën rrezik, pasi nuk ikën nga vendi.

“Nuk ka rrezik ikje, rreziku mund të ishte në fillim, unë jam i interesuar të dalë e vërteta. Nuk kam udhëtuar me asnjë makinë të një krimineli dhe nuk kam kryer asnjë vepër penale. Unë jam i interesuar të dalë e vërteta”,-është shprehur Tahiri. Në fund të seancës për mediat, avokati Haxhia tha se: “Do ta çojmë në Apel. Kjo gjykatë është kthyer në notere e kërkesave të prokurorisë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Seanca

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjyqtarja Liljana Baku pas dëgjoi e pyeti Tahirin për vendimin në mungesë të shpallur në 9 dhjetor, që e ndalon të dalë jashtë vendit, u shprehur se Tahiri ka 5 ditë kohë për apel. Mësohet se avokati i Tahirit Maksim Haxhia, gjatë seancës tha se nuk ka asnjë provë të re, sipas të cilave të kërkohej kjo masë në gjykatë. Avokati kujtoi se nuk ekziston rreziku i ikjes përderisa rezulton se Saimir Tahiri ka dalë jashtë vendit dhe është kthyer sërish. Në fakt, në një pikë ishte dakord me mbrojtjen edhe prokurori, i cili tha se përderisa Tahiri është deputet i Kuvendit, ai nuk është i rrezikshëm, e rrezikshme është vepra për të cilën ai dyshohet, u shpreh Gentian Osmani.

Për dy episode, atë të përgjimeve ambientale në Itali, ku Habilajt lakojnë emrin e Saimir Tahirit për dhurata dhe për patentat e gjetura në mjetin e Orest Sotës, ish-ministri tha: “Nuk kam asnjë tromaksje sa i takon dy patentave që janë gjetur në makinë dhe që dy persona flasin për emrin tim. Unë nuk do doja t’ ju shikoja ju apo këdo tjetër këtu vetëm sepse gjenden patenta pa patur asnjë provë tjetër. Kështu janë përmendur edhe emra gjyqtarësh, madje i kryetarit të Gjykatës së Lartë për t’u korruptuar”.

Avokati Haxhia shpjegoi më tej: “Zoti Sota dhe familja e tij i ka hyrë biznesit që në 1992. Kjo familje nuk ka probleme me ligjin, kështu që nuk mund ta vëmë para përgjegjësisë pse ka dalë me familjen Sota”. Për argumentin tjetër të prokurorisë, sipas të cilit Tahiri njihet me Habilajt përderisa nga sistemi TIMS rezulton të ketë dalë me Audin 003 GB, Tahiri shpjegoi: “Unë nuk kam dalë me mjetin e asnjë krimineli, apo të ndonjë personi që në dijeninë time kishte prbleme me ligjin”.

Do flas

Gazetarët e kapën në një moment ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri kur doli nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Duke mos preferuar të flasë më shumë për gazetarët, ka thënë vetëm kaq: “Do flas shumë shpejt”. Këtë frazë ai e ka përsëritur dy herë, si për të lënë të kuptohet se është diçka e rëndësishme ajo që do të thotë. Ndërsa avokati i tij shtoi: “Ai automjet i është sjellë nga xhaxhai i tij për t’u përdorur”.

Gjykatësja Liljana Baku, pasi dëgjoi të gjitha palët dhe qëndrimet e tyre, tha se vendimi i ndalimit për të udhëtuar jashtë lihet në fuqi, pasi pretendimet e të dyshuarit janë të pabazuara. “Do ta çojmë në Apel. Kjo gjykatë është kthyer në notere e kërkesave të prokurorisë”, tha avokati Maksim Haxhia.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?