Media e huaj: Ministri i Brendshëm francez zbarkon në Tiranë për azilantët
Ministri i Brendëshëm francez ka zbarkuar sot në Tiranë për të biseduar për alarmin e shqiptarëve që kërkojnë azil në vendin e tij. Radio France International, një media që dëgjohet lirshëm edhe në Shqipëri, njoftoi sot se Gerard Collomb ka udhëtuar drejt Tiranës për të gjetur rrugët e ndalimit të azilantëve. Radioja publike theksoi se Shqipëria ka kaluar edhe numrin e atyre që kërkojnë azil për ti ikur konfiktit të armatosur në Siri.
Në fakt krahasimi i emigrantëve shqiptarë me azilantët nda Siria apo Afganistani nuk është një temë e re për mediat franceze. Gati një vit më parë gazeta e referencës Le Monde (foto poshtë) botoi një artikull me titull: “shqetësim për shtimin e kërkesave për azil të shqiptarëve”. E përditshmja e pasdites theksonte gjithëashtu se: Megjithëse Franca nuk është një tokë e preferuar për shqiptarët, plot 5 700 kanë kërkuar mbrojtje në këtë vend. Nga 293 kërkesa të përmuajshme azili që shqiptarët kërkonin zakonisht në Francë kjo shifër është trefishuar muajt e fundit duke mbërritur në 973″ shkruante Le Monde duke theksuar se bashkëkombasit tanë renditen para sirianëve apo afganëve, qytetarë që vijnë nga zonat e konfliktit. Lapsi.al

