Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 9 Nëntor 2026, 11:13 Duka emocionon me mesazhin për Ivan Balliun: Emrin tënd e ke shkruar me shkronja të mëdha në historinë e Kombëtares Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka reaguar në rrjetet sociale pas vendimit të Ivan Balliut për t’u tërhequr nga Kombëtarja shqiptare.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Jesús de Miguel
  • Normat e interesit
  • TikTok dhe BE
  • Barcelona-Atletico
  • Opozita dhe Rama
  • SPAK, SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Aksidenti në Durrës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Jesús de Miguel
  • Normat e interesit
  • TikTok dhe BE
  • Barcelona-Atletico
  • Opozita dhe Rama
  • SPAK, SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Aksidenti në Durrës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Mediat e huaja për protestën e Tiranës

Aktualitet E mërkurë, 11 Shkurt 2026 04:18
Mediat e huaja për protestën e Tiranës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Mediat kryesore europiane dhe botërore kanë pasqyruar protestën e PD në Tiranë. Ndër ta media shtetrore gjermane DW shkruan:

Fjalime politike, përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit, molotovë, mjete piroteknike, ujë dhe gaz lotsjellës. I njëjti skenar i protestave të mëparshme e riktheu opozitën në sheshin përpara Kryrministrisë.

Ndryshe nga protesta e 24 janarit, tensionet këtë herë ishin më të forta dhe rezistenca më e gjatë. Prej orës 17:00, mbështetësit e opozitës u grumbulluan përpara Kryeministrisë në pritje të fjalimeve dhe nisjes së protestes. Kulmi i saj u shënua me fjalën e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha,i cili e cilësoi situatën politike si “momentin më kritik të Shqipërisë në 35 vitet e fundit”. Ai u bëri thirrje mbështetësve të tij për vijimin e protestave deri në largimin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe rrëzimin e qeverisë “Rama”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Për të votuar të lirë, të ngrihemi, të largojmë Ramën nga pushteti, të shkojmë drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, deklaroi Berisha.

Fill pas fjalës së tij, drejt godinës së Kryeministrisë u hodhën molotovë dhe mjete piroteknike. Ndërsa Berisha valëviste flamurin kombëtar nga podiumi, protestuesit u përplasën me forcat e policisë, të cilat ndërhynë për të neutralizuar situatën.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Përplasjet u intensifikuan më pas pranë Kuvendit te Shqipërisë, ku përveç molotovëve dhe përplasjeve fizike u përdor edhe gaz lotsjellës si kundërpërgjigje nga forcat e policisë. Sipas autoriteteve, 16 efektivë policie mbetën të plagosur dhe u transportuan me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore, si pasojë e djegieve nga molotovët. Në Spitalin e Traumës përfundoi edhe deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati, i cili u plagos gjatë përplasjeve.

Mund t'ju interesojë

Dosja e bujshme e krimit të organizuar! SPAK jep pretencën për Emiljano Shullazin dhe Lulzim Berishën

Dosja e bujshme e krimit të organizuar! SPAK jep pretencën për Emiljano Shullazin dhe L...

Para 44 minutash
Buxhetimi me pjesëmarrje në Rajonin nr. 1, investime të reja në shkollën “Abdyl Paralloi” dhe rrugën e Krastës

Buxhetimi me pjesëmarrje në Rajonin nr. 1, investime të reja në shkollën “Abdyl Parallo...

Para 1 ore
Ish-ministri paraqitet në GJKKO, pritet të dëshmojë në gjyqin e dosjes “Partizani”

Ish-ministri paraqitet në GJKKO, pritet të dëshmojë në gjyqin e dosjes “Partizani”

Para 1 ore

Berisha: Protestat do të vijojnë

Pas shpërndarjes së protestuesve nga policia, kreu i Partisë Demokratike paralajmëroi zhvillimin e një proteste të re më 20 shkurt. “20 shkurti është dita jonë, dita e fitores. Nderim protestuesve, fitore!”, deklaroi Berisha, duke sinjalizuar vijimin e aksionit opozitar.

Ky aksion i radhës i opozitës vjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi kërkesën e kryeministrit Edi Rama dhe la në fuqi pezullimin e Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për zëvendëskryeministren Belinda Balluku.

Rashela Shehu, korrespondente nga Tirana (DW)

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Duka emocionon me mesazhin për Ivan Balliun: Emrin tënd e ke shkruar me shkronja të mëdha në historinë e Kombëtares
Para 7 minutash

Duka emocionon me mesazhin për Ivan Balliun: Emrin tënd e ke shkruar me shkronja të mëdha në historinë...

Marcus Thuram në super formë, bën diferencën te skuadra e Interit
Para 40 minutash

Marcus Thuram në super formë, bën diferencën te skuadra e Interit

Dosja e bujshme e krimit të organizuar! SPAK jep pretencën për Emiljano Shullazin dhe Lulzim Berishën
Para 44 minutash

Dosja e bujshme e krimit të organizuar! SPAK jep pretencën për Emiljano Shullazin dhe Lulzim Berishën

Buxhetimi me pjesëmarrje në Rajonin nr. 1, investime të reja në shkollën “Abdyl Paralloi” dhe rrugën e Krastës
Para 1 ore

Buxhetimi me pjesëmarrje në Rajonin nr. 1, investime të reja në shkollën “Abdyl Paralloi” dhe rrugën e...

Më të lexuarat

1 Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!
Para 15 orësh

Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!

2 Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem
8 Nëntor 2026, 10:26

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

3 Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel
Para 22 orësh

Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel

4 Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…
Para 17 orësh

Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.