Mesazhi i LRI para protestës: Qeveritë duhet të kenë frikë nga njerëzit e tyre
Partitë opozitare kanë paralajmëruar protesta të hënën në mëngjes për të kundërshtuar vendimin e kryeministrit Edi Rama për zgjedhjen e një kryeprokurori të përkohshëm.
Sipas kundërshtarëve të Ramës, kjo është në mospërputhje të plotë me Kushtetutën e Republikës dhe nuk ka ndodhur asnjëherë në këto 25 vite.
Ata akuzojnë Ramën se në këtë mënyrë kërkon të zgjedhë një kryeprokuror politik që do të fshehë implikimet e qeverisë në trafikun e drogës.
Për këtë arsye në prag të protestës, të rinjtë e Lëvizjes Socialiste për Integrim, do të zhvillojë një party me sloganin “Njerëzit nuk duhet të kenë frikë nga qeveritë. Qeveritë duhet të kenë frikë nga njerëzit e tyre”.
Të rinjtë e LRI janë frymëzuar nga filmi V for Vendetta për festën e tyre.

