Ministri Nufi: Dërgojmë 4 oficerë shtabi në Gaza, më pas vlerësojmë sa ushtarë duhen
Qeveria shqiptare ka marrë vendimin për të dërguar 4 ofcerë shtabi në Gaza.
Vendimi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, i cili tha se Këshilli i Ministrave ka miratuar sot vendimin zyrtar për pjesëmarrjen e Shqipërisë në misionin ndërkombëtar në Gaza. Pas mbërritjes së 4 oficerëve në Gaza do të bëhet edhe vlerësimi për numrin e ushtarakëve që mund të angazhohen më tej në mision.
“Shqipëria do ketë përfaqësi në Gaza. Do nisë me 4 oficerë shtabi dhe ky do jetë angazhimi i Republikës së Shqipërisë. Me mbërritjen e këtyre katër oficerëve, do vlerësohet më tej se cili do jetë niveli i trupave që do të dërgohet në Gaza”, tha Nufi.
Gjithashtu, ministri bëri të ditur edhe vendimin për pagesë shtesë për ushtarët që janë angazhuar në shuarjen e zjarreve deri më tani.
KOHA JONË SONDAZH

