Nesër priten reshje shiu, zona ku reshjet do jenë intensive

Që prej ditës së sotme si dhe në ditën e nesërme sinoptikanët parashikojnë intensifikim të reshjeve të shiut, prej të cilave do të preket pjesa më e madhe e territorit shqiptar. Sipas parashikimit të IGJEUM, pjesa veriore dhe ajo jugore e vendit do ketë reshje intensive, ndërkohë që në Shqipërinë e mesme, përfshirë dhe kryeqytetin do të ketë reshje shumë intensive në disa herë brenda këtyre dy ditëve.

Parashikimi i IGJEUM:

RESHJET

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot pasdite (e premte, dt.15) dhe nesër (e shtunë, dt.16) priten reshje në pjesën më të madhe të vendit. Në pjesën Veriore dhe Jugore reshjet do të jenë shumë intensive, ndërsa në pjesën qendrore intensive, por lokalisht deri shumë intensive (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve nuk përjashtohet mundësia e përmbytjeve lokale urbane, kjo në varësi të gjendjes së rrjetit të kanalizimeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

TEMPERATURAT

Nesër (e shtunë, dt.16) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 11 °C / 16 °C
në vendet e ulëta: 13 °C / 15 °C
në vendet malore: 5 °C / 9 °C.

ERA

Sot pasdite (e premte, dt.15) dhe nesër (e shtunë, dt.16) era do të fryjë e lehtë deri mesatare, por në zonat malore dhe në bregdet mesatare deri e fortë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?