‘Njerëzit e arrestuar të Moisi Habiljat kanë folur për lidhjet e Saimir Tahirit me drogën‘

Gazetari Artan Hoxha. i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News 24 hodhi dritë mbi çështjen aq të përfolur, atë të përgjimit të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe nisjen e procedimit penal nga prokuroria e Katanias për të.

Hoxha zbulon detaje të reja nga hetimet dhe ngre dyshime se të paktën tre prej anëtarëve të grupit “Habilaj” të arrestuar atje, mund të kenë folur dhe mund të kenë dëshmuar dhe janë pikërisht ata që mund ta rrezikojnë ish-ministrin me dëshmitë e tyre.

Fatmir Minaj, Maridijan Sulaj dhe Mosi Habilaj janë tre shqiptarët e arrestuar në kuadër të aksionit “Rosa dei venti” në Itali, ndërsa katër të tjerët janë italianë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?