Nuk e harron zakonin, arrestohet sërish pasi del nga burgu
Policia e Tiranës ka arrestuar një 24 vjeçar nga Korça, pasi akuzohet për një sërë vjedhjesh. Sipas policisë, në pranga ka përfunduar Saleo Stoljani 24 vjeç, banues në Korçë, i dënuar disa herë më parë për “Vjedhje” dhe “Plagosja e rëndë me dashje”.
Ky shtetas është arrestuar dy ditë pasi kishte dalë nga burgu, pasi i ka marrë me dhunë telefonin një shtetaseje. Dyshohet se gjatë dy ditëve të fundit, 24-vjecari ka kryer edhe tre vjedhje të tjera.
Sipas policisë, 24-vjecari më datë 13.12.2017, rreth orës 21:35 u kap menjëherë, pasi në qendër tek rruga “Ded Gjo Luli”, i kishte vjedhur me dhunë telefonin e markës “HTC”, shtetases N. V., 19 vjeçe, banuese në Valias.
Gjatë kontrollit iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale telefoni celular i markës “HTC”.
Gjithashtu në vijim të veprimeve hetimore rezulton se ky shtetas dyshohet dhe si autor i ngjarjeve ndodhura gjatë 48 orëve të fundit:
• Në rrugën “Josif Pashko”, dyshohet se i ka vjedhur biçikletën shtetasit F.SH., 26 vjeç.
• Në rrugën e “Dibrës” dyshohet se i ka vjedhur biçikletën shtetasit XH.L., 24 vjeç.
• Në rrugën “Ibrahim Rugova” dyshohet se i ka vjedhur biçikletën shtetasit M.D., 19 vjeç.
Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor edhe vjedhjeve të tjera që ky shtetas dyshohet se mund të ketë kryer përgjatë një muaji që ka dalë nga burgu.
Materialet i’u referuan Prokuorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

