Nuk u kualifikua për Kryeprokuror, indinjohet Besnik Muçi: Ku e kanë gjetur kushtin e 15 vjetëve

Prokurori Besnik Muçi ka reaguar pasi Komisioni i Ligjeve tha se nuk përmbushte kushtet për të qenë Kryeprokuror i Përkohshëm.

Nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, Muçi tha për gazetarët se i plotëson të gjitha kushtet. Për sa i përket vjetërsisë si prokuror ai tha se kushti është 15 vjet si jurist.

“Unë i plotësoj të gjitha kriteret për kryeprokuror. Ku e kanë gjetur kushtin e 15 vjetëve prokuror? Kryeprokurori zgjidhet nga juristët e spikatur. Ligji parashikon 15 vite pune si jurist, jo si prokuror”, tha Muçi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?