Panariti: Substanca kancerogjene në qumësht, Peleshi: Do ndërhyjmë

Pas alarmit të ngritur nga ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, se substanca kancerogjene janë injektuar në qumështin vendas, ka ardhur edhe reagimi i Ministrit të Bujqësisë, Niko Peleshi.

Në një postim në rrjetin social facebook, Peleshi pralajmëron se do të ndërhyjnë në mënyrë po radikale në ciklin e grumbullimit dhe përpunimit të qumështit.

“Duke marë shkas edhe nga raporti i AFI, i kemi kërkuar institucioneve tona, laboratorit të referencës të ISUV dhe AKU që të verifikojnë situatën e qumështit dhe të ndërtojnë mbi këtë bazë planin për garantimin e standarteve dhe sigurisë ushqimore për produktet me origjinë shtazore dhe jo vetëm”,-shkruan ministri i Bujqësisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reagimi

Swiss Digital Mobile Reklama

Sistemi i sigurisë ushqimore në vend nuk ka qënë dhe nuk është perfekt. Pikërisht sepse bëhet fjalë për siguri ushqimore ndërhyrja duhet të jetë radikale.

Ashtu sic u bë dhe po vazhdon të bëhet me ciklin e mishit, sikurse e kemi lajmëruar edhe më përpara do të ndërhyjmë në mënyrë po aq radikale edhe në ciklin e grumbullimit dhe përpunimit të qumështit.

Duke marë shkas edhe nga raporti i AFI, i kemi kërkuar institucioneve tona, laboratorit të referencës të ISUV dhe AKU që të verifikojnë situatën e qumështit dhe të ndërtojnë mbi këtë bazë planin për garantimin e standarteve dhe sigurisë ushqimore për produktet me origjinë shtazore dhe jo vetëm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?