Përdhunimi i së miturës, habit gjyshi: Vajza s’më dëgjonte, s’ishte e hajrit (VIDEO)

Dëshmi që të lënë pa fjalë vijnë nga Kuçova, aty ku një 13-vjeçare ka denoncuar në polici se është përdhunuar nga një 49-vjeçar.

Gazetarja Eneida Petova ka siguruar për “BalkanWeb” dëshminë e nënës dhe gjyshit të vajzës së mitur.

Ndërsa e ëma shfaqet mjaft e shqetësuar, pasi vajza nuk i ka treguar asgjë për atë që ka ndodhur, ajo tregon se personi në fjalë, që në Berat të gjithë e njohin me nofkën “Losha” i ka ngacmuar edhe vajzën e madhe 19-vjeçare, madje ka tentuar ta trafikojë jashtë shtetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ka dy apo tre vjet që ai e ngacmon vajzën e madhe. Kjo e vogla s’më tregoi asgjë, vetëm shkoi me burrin në polici. Ishte e shqetësuar kështu kur erdhi”,- tregon Rajmonda.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa ai që ka habitur të gjithë ka qenë gjyshi i moshuar. Sipas tij, të dyja vajzat nuk ishin të hajrit, pasi nuk e pyesnin.

Gjyshi: Unë për vete kam pensionin tim. Punova me kohë dhe e kam pensionin

I ndihmoni ekonomikisht?
Gjyshi: Kur ngelin pa bukë iu jap një bukë miell. Çunat tani janë të ndarë kanë terezinë e vetë

Sa nipër e mbesa ke këtu tek Rajmonda?
Gjyshi: Kam 2 nipër dhe katër mbesa

Si i ke marrëdhëniet me mbesat?
Gjyshi: S’janë të hajrit, s’më pyesin. Kur s’janë të hajrit i bëj lanet

/BalkanWeb

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?