Përmbytjet/ Rama: Ekipet mjekësore janë në gatishmëri, njoftoni urgjencën
Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjete sociale, shkruan se ekipet mjekësore janë në gatismëri për të gjithë qytetarët e prekur. Ai i bën apel banorëve të këtyre zonave që të telefonojnë numrin e urgjencës, 127 për çdo ndihmë mjekësore.
Postimi i Edi Ramës:
Ekipet mjekësore janë në gatishmëri, duke garantuar shërbimin mjekësor që i nevojitet banorëve të prekur nga përmbytjet, si pasojë e daljes nga shtrati të Vjosës. Telefononi 127 për çdo urgjencë mjekësore.

