Po shkonte drejt Italisë, kapet kamioni i mbushur me drogë në Durrës

Një tjetër sasi e konsiderueshme droge është kapur nga policia në Portin e Durrësit në tentativën për t’u trafikuar drejt Italisë.

Sipas të dhënave të para, mësohet se në brendësi të një kamioni është zbuluar dhe sekuestruar një sasi prej rreth 2 kg heroinë.

Droga mësohet se është gjetur gjatë skanimit të kamionit, pak para ngarkimit të tij në traget.

Swiss Digital Desktop Reklama

Drejtoria e Doganave Durrës ka njoftuar policinë për vijimin e hetimit të heroinës së gjetur në kamion.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë Autoritetet Doganore janë duke ushtruar kontroll të përbashkët me policinë kufitare, pasi mjeti u skanua dhe doli i markuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?