Porosia e Spartak Brahos për Taulant Ballën: Bravo, bëni direkt denoncim
Partia Socialiste ka shpërndarë sot një email për mediat dhe jo vetëm, fjalën e plotë që mbajti në Kuvend kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.
Mes marrësve të email-it ishte edhe Spartak Braho, por ky i fundit, shkruan Panorama, duke kujtuar se Balla ia kishte dërguar vetëm atij, i kthen përgjigje dhe i shkruan: “Bravo Taulant. Bëni direkt denoncim sic kemi biseduar”.
Por për fatin e keq të Brahos, ky email me këtë përgjigje nuk i ka shkuar vetëm Ballës, por edhe të gjithë personave të tjerë që u ishte dërguar email me fjalën e socialistit.

