Precedent i rrezikshëm në drejtësi, Vishaj: Është harruar institucioni i dorëheqjes

Në ceremoninë e togës së artë të avokatëve, kreu i shoqatës së avokatëve penalistë, Saimir Vishaj, e cilësoi antiligjore qëndrimin në detyrë të anëtarëve të Gjykatës së Lartë, Kushtetuese apo dhe Prokurorit të Përgjithshëm që u ka përfunduar mandati.

Vishaj: Marr shkak nga një precedent shumë i rrezikshëm që po krijohet në Shqipëri, që nuk njihet, është harruar instituti i dorëheqjes.Kemi shumë gjyqtarë në Gjykatën e Lartë, në Gjykatën Kushtetuese, madje dhe Prokurori i Përgjithshëm të cilëve u ka mbaruar mandati. Ne jemi juristë dhe e dimë se çfarë do të thotë kur mbaron koha.Kur mbaron koha nuk ka më veprim juridik për të kryer sepse çdo lloj veprimi që kryen, qoftë Prokurori i Përgjithshëm, qoftë ata gjyqtarë që vazhdojnë prej 2 vjet, 3 vjetësh, si në Gjykatën e Lartë apo Kushtetuese jashtë mandatit të tyre, të gjitha janë veprimet nul.

E pranishme në këtë aktivitet, nënkryetarja e parlamentit, Vasilika Hysi, kërkoi që avokatët të japin ndihmesën e tyre për të luftuar korrupsionin në rradhët e drejtësisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?