Presioni politik për 13 ha tokë në Lushnje

Vojo Bregu, ish-Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë, në një status në facebook, publikon skandalin që ka ndodhur në Lushnje për 13 ha tokë. Bregu thotë se për këtë sipërfaqe toke në garë ka qenë një njeri i afërt i një deputeti dhe një investritor shqiptaro-slloven.

Ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë, denoncon presionet që janë bërë nga kryetari i Bashkisë, për tek Ministria dhe Kryeministria që njeriu i afërt me deputetin ta merrte atë sipërfaqe toke.

”I keqardhur jam ndjerë dhe kur një kryetar bashkie me emrin Fredi dhe një deputet ushtruan presion ndaj ministrisë dhe Kryeministrit, për një sipërfaqe toke prej 80 ha në Kular të Divjakës”,-shkruan Bregu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Statusi i plotë 

Swiss Digital Mobile Reklama

Jam ndjerë i keqardhur që Ramazani nga Lushnja, njeri i afërt i një deputeti që nuk merrte sipërfaqen e tokës që 13 ha në Tërbuf të Divjakës. Pas konkurrimit sipas ligjit atë sipërfaqe e fitoi një investitor shqiptaro-slloven. I keqardhur jam ndjerë dhe kur një kryetar bashkie me emrin Fredi dhe një deputet ushtruan presion ndaj ministrisë dhe Kryeministrit, për një sipërfaqe toke prej 80 ha në Kular të Divjakës. Pas një konkurrimi sipas ligjit, atë e fitoi kompania që e kishte dhe më parë, prej 10 vitesh (Angjelet socialiste janë akoma besoj). I keqardhur që nuk janë përmbushur këto 2 qoka në Divjakë por nuk mund të shkelnin ligjin për të përmbushur dëshirat elektorale të deputetëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?