FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

PS reagon për aleancën Berisha-Meta, Taulant Balla: Urojmë të përputhen

Kryetari i PD-së Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, firmosën këtë të enjte, marrëveshjen për zgjedhjet lokale të 14 majit 2023.

Reagimi i parë nga PS-ja, vjen nga Taulant Balla, i cili ka publikuar një video në rrjetin social facebook, ku shfaqet Sali Berisha i cili i thotë Metës se për 700 mijë euro dhe dorëheqjen, duke iu referuar video-përgjimit, ndërsa Meta asokohe kryetar Parlamenti i thotë se dorëheqjen e dha prej Shkëlzenit, sepse Shkëlzeni ishte në videot e Dritan Priftit.

“Ai momenti tek Përputhen kur dy konkurrentët ia nxjerrin njëri-tjetrit të palarat në shesh, edhe pasi janë bashkuar, ndarë, bashkuar shumë herë. Urojmë të përputhen”, shkruan Balla.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?