FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama, takim në Kolonjë: Mos votoni non gratat për nostalgji!

Nga Kolonja, kreu i Partisë  Socialiste Edi Rama, kërkoi votën e qytetarëve për zgjedhjet vendore të 14 majit. Rama u bëri thirrje qytetarëve që të mos votojnë ata që janë shpallur non grata nga aleatët tanë më të fuqishëm.

“Janë marrë masa që të përgatitet terreni dhe ky të jetë një korridor i gjelbër përmes një bashkie që është një nga bashkitë më të gjelbra të vendit tonë. Ato nuk meritojnë asnjë shans askund në asnjë pikë të vendit. Me këtë afërsi që krijohet më rrugën e re, patjetër që është një vlerë e shtuar edhe për Korçën. Ata nuk dinë të bëjnë dhe të realizojnë projekte. Si mundet një shqiptar, një qytetar, një njeri i përgjegjshëm, një njeri që ka pak sens dashurie për atdheun të shkojë dhe të votojë për persona, të cilët ata aleatë na e kanë thënë më shkrim janë të padëshirueshëm non grata.

Për nostalgji non gratën mbajeni në dhomë të gjumit, mbyllini sytë fëmijës që mos të tremben e mbajeni. Por t’i japësh votë?! “Like floriri” nuk vjen në rrugë të mbarë. Nuk lamë dy gurë bashkë ta bëjmë Liken të sillet mirë, jo nuk ka, nuk bëhet. Një parti që zihet kush është i vërteti! Janë të çakërdisur komplet. Demokratët duhet t’u thonë hajde me vete! Jemi në një kthesë të madhe historike për arritjet e vendit”,- tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?