Raporti për Hendekun Gjinor, Rama: Jemi përmirësuar me 24 vende

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një lajm të mirë për Shqipërinë. Në postimin e tij të mëngjesit, kreu i qeverisë shkruan se vendi ynë ka përmirësuar me 24 vende pozicionin ndërkombëtar në Raportin Global për Hendekun Gjinor 2017.

Ai shkruan se Shqipëria tani renditet në vendin e 38 në listën me 144 vende. Sipas Ramës, raporti tregon se përmirësimi vjen si rezultat i progresit të dukshëm në fuqizimin politik të vajzave dhe grave.

“Mirëmëngjes dhe me lajmin e mirë që Shqipëria përmirëson me +24 vende pozicionin e saj ndërkombëtar në Raportin Global për Hendekun Gjinor 2017, duke u renditur e 38-ta në listën me 144 vende të vlerësuara, ju uroj një ditë të mbarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Raporti nënvijëzon që ky përmirësim vjen si rezultat i progresit të dukshëm në fuqizimin politik të vajzave dhe grave duke kompensuar progresin e ngadaltë të së shkuarës në këtë dimension. Progres është shënuar në çdo indikator të vlerësuar dhe specifikisht në Pjesëmarrje Ekonomike dhe Mundësi, Arsimim, Shëndet dhe Fuqizim Politik,” shkruan Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?