
Qeveria ka vendosur që në projektet e reja të resorteve mikse, të cilat bashkojnë strukturat turistike me banesat, sipërfaqja e ndërtimit për funksione rezidenciale të mos kalojë 40% të totalit. Të paktën 60% duhet të jetë e destinuar për funksione turistike. Rregullat janë përcaktuar në vendimin nr. 842, datë 5 nëntor 2026, të Këshillit të Ministrave, i cili u botua të hënën në Fletoren Zyrtare dhe hyn kështu në fuqi. Vendimi përcakton gjithashtu se apartamentet, vilat dhe dhomat e parashikuara për akomodim turistik në projektet e reja nuk mund të kategorizohen si struktura të veçanta. Ato duhet të përfshihen në administrimin e përbashkët të resortit.