Riatdhesohen 160 azilkërkues, policia: Mos harxhoni para

Vijon riatdhesimi i shqiptarëve që endet rrugëve të BE-së për të përfituar statusin e azilantit. Sot në aeroportin e Rinasit, zbritën 160 persona të cilët tentuan azil në disa vende të Bashkimit Europian.

Policia në një deklaratë thotë se azilkërkuesit u kthyen në Rinas me avionë të posaçëm. Bëhen me dije se të kthyer janë: 69 shtetas shqiptarë të deportuar nga Gjermania, 31 shtetas janë kthyer nga Franca si dhe 60 shtetas nga Anglia.

“Vetëm gjatë tre muajëve të fundit janë riatdhesuar 2559 shtetas shqiptarë të kthyer nga shtete si Franca, Belgjika, Gjermania, Anglia, Italia dhe Greqia, ku 1063 shtetas kanë kërkuar azil dhe 1496 shtetas kanë shkelur afatet e qëndrimit në hapsirën Schengen”, sqaron policia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Polica thotë se nuk ka asnjë shans për të fituar azil në vendet e BE-së, duke i bërë thirrje shqiptarëve që mos shpërdorojnë para dhe kohë! Ndërkohë i bëhet thirrje që të respektojnë rregullat e lëvizjes dhe afatet e qëndrimit në hapësirën Schengen.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?