Rikthehen fuqishëm reshjet e shiut në gjithë vendin. Ja zonat më të rrezikuara

Reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme dhe nesër. Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin për pasditen e sotme dhe 24 orëshin e ardhshëm.

Reshjet

Sot pasdite dhe nesër priten reshje në pjesën më të madhe të vendit. Në pjesën veriore reshjet do të jenë mesatare (lokalisht deri intensive), në pjesën qendrore pritet të jenë të dobëta dhe në pjesën jugore vetëm reshje lokale (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Swiss Digital Desktop Reklama

Temperaturat

Swiss Digital Mobile Reklama

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 10 °C / 15 °C

në vendet e ulëta: 6 °C / 13 °C

në vendet malore: 2 °C / 8 °C.

Era

Sot pasdite (e enjte, dt.14) dhe nesër (e premte, dt.15) era do të fryjë e lehtë deri mesatare.

ImageImageImageImage

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?