Rikthehen përmbytjet. Lezha në ujë, disa zona në errësirë
Pas përmbytjeve, duket se reshjet e shiut po shkaktojnë sërisht të njëjtën situatë.
Kanë mjaftuar vetëm pak orë reshje të dendura shiu për të përmbytur qytetin e Lezhës. Raportohet se janë shfaqur probleme nga reshjet e shiut në disa zona. Ndërkohë, është përmbytur blloku i banimit “11 Janari”, si dhe është vështirësuar lëvizja në disa rrugë.
Nga ana tjetër, disa zona kanë mbetur në errësirë, për shkak se është ndërprerë energjia elektrike, ndërsa reshjet vijojnë me intensitet të lartë.

