Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia shpëton 12 persona në Durrës dhe Velipojë

Policia Kufitare dhe ajo Detare kanë shpëtuar 12 persona, që rrezikuan të mbyteshin në det ndërkohë që lundronin me dy skafe.

Njëri nga mjetet lundruese me 8 pasagjerë, 3 prej tyre të mitur pësoi defekt në mes të detit, në Vilun të Velipojë, ndërsa mjeti tjetër me 4 pasagjerë u përplas me gurët dhe rrezikoi të fundosej në vendin e quajtur “Bishti i Pallës” në Durrës.

Të gjithë pasagjerët, që ndodheshin në skafe janë në gjendje të mirë shëndetësore. Ata falënderuan shërbimet e Policisë, për gatishmërinë dhe ndihmën e ofruar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?