Seanca për divorcin, 34-vjeçari bën për spital avokatin

Një proces normal divorci, përfundoi me dhunimin e njëri prej avokatëve. Ergys Selmani është goditur në ambientet e zyrës pranë mjediseve të Gjykatës së Fierit.

Daniel Shkrela që e ka dhunuar, mësohet se është në proces divorci dhe Selmani ka qenë avokat i palës paditëse. Debati ka qenë i ashpër në brendësi të zyrës, duke përfunduar në dhunimin e Selmanit.

Nga ekspertët po merren kamerat e sigurisë, ndërsa avokati është shoqëruar për ndihmë mjekësorë në mjediset e spitalit të Fierit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Rreth orës 15:40, në lagjen “29 Nëntori”, Fier, shtetasi D. Sh., 34 vjeç, banues në Fier, dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta në zyrën e tij, shtetasin E. S., 50 vjeç, me detyrë avokat”, njofton policia.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?