Sherr në lokalin e fshatit në Levan, goditet me thikë në bark 31 vjeçari
Një 31 vjeçar ka përfunduar në spital me plagë, pasi është goditur me thikën në pjesën e barkut.
Ngjarja ka ndodhur në Fier, ndërsa policia lokale sqaron se rreth orës 09:00 të ditës së sotme ka përfunduar në urgjencën e spitalit shtetasi me iniciale F.S, 31 vjeç, banues në fshatin Peshtan i Vogël, Fier.
“Në një lokal në fshatin Lavan, dyshohet se shtetasi D.H, 40 vjeç, ka goditur me thikë në bark shtetasin F.S. Shtetasi F.S po merr mjekim në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, sqaron policia.
Policia po punon për kapjen e shtetasit D.H dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

