Shiu bllokon portet, pezullohen lundrimet e anijeve

Era e fortë dhe deti i dallgëzua shkaktoi edhe pezullim të punës në disa sektorë në portin e Durrësit por edhe në atë të Vlorës.

Që prej ditës së djeshme kapiteneria e portit të Durrësit, urdhëroi ndalimin e lundrimit të anijeve tregtare të tonazhit të ulët dhe mesëm. Edhe nga Dispeceria është marrë e njëjta masë për anijet e peshkimit.

Asnjë mjet lundrues i këtij sektori nuk është lejuar të dalë në det për gjueti për shkak të detit të dallgëzuar, forca e të cilit arrin deti në 5 ballë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pezullim të përkohshëm të punës ka dhe në sektorin e ngarkim shkarkimit dhe përpunimit të mallrave. Edhe në Vlorë është pezulluar lundrimi i anijeve të peshkimit. Kapiteneria ka urdhëruar të gjitha anijet e peshkimit të ankorohen në vendstrehime të sigurta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Reshjet e shiut që kanë përfshirë një pjesë të mirë të vendit pritet të pasohen nga reshjet e dëborës në lartësitë mbi 800 metra, ndërsa do të ketë një ulje të ndjeshme të temperaturave minimale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?