Shkatërrohen dyqane e banesa, uji përmbyt qytetin e Lezhës (VIDEO)
Aktualitet E Hënë, 19 Korrik 2021 19:02
Reshjet e shiut kanë përfshirë sërish vendin duke shkaktuar përmbytje dhe dëme të mëdha materiale.
Një ndër qarqet që po rrezikohet është edhe qarku i Lezhës, ku uji ka vërshuar nëpër qytet duke përmbytur dyqane, biznese e banesa.
Mësohet se probleme ka pasur në lagjen “11 Janari” dhe “Besëlidhja”.
Vështirësi janë krijuar edhe për këmbësorët për shkak se uji ka arritur deri në 20 centimetra, duke i bërë rrugët të pakalueshme.
Shkatërrohen dyqane e banesa, uji përmbyt qytetin e Lezhës (VIDEO)

