Shullazi mbetet në burg, kërcënon prokuroren e çështjen: Kam përgjime

Emiljano Shullazin dhe bashkëpunëtorët e tij do të vijojnë të qëndrojnë në paraburgim, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda ka refuzuar ti lirojë nga paraburgimi. Në seancën e djeshme, trupi gjykues nuk pranoi kërkesat për ndryshim mase, duke lënë në fuqi masat e sigurisë arrest me burg për procesin që po zhvillohet për shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie në formën e grupit kriminal.

Ndërkohë dje u realizuan edhe tre ballafaqime. I pari ishte mes noteres Aida Spahiu dhe biznesmenit Ylvi Beqja, që pretendon se i ka dhuruar një pjesë të ish-hotel Vollgës, Shullazit, pasi ky i fundit e ka kërcënuar me armë edhe në zyrën e noteres. Noterja i qëndroi dëshmisë së saj, para dhe gjatë firmosjes së kontratës së dhurimit, nuk kishte parë asnjë kërcënim.

Të njëjtin qëndrim noterja e mbajti edhe gjatë ballafaqimit me kunatin e Beqajt, Besnik Musai, i cili dëshmoi se biznesmeni ishte kërcënuar me pistoletë në bark nga Shullazi, përpara se të firmosnin kontratën e dhurimit. Edhe ish-truproja e Ylvi Beqajt, Romeo Tarja gjatë ballafaqimit, mohoi të kishte dijeni apo të kishte parë kërcënime të Shullazit apo të akuzuarve të tjerë në këtë proces ndaj biznesmenit që e ruante. Pas këtyre ballafaqimeve dëshmitë mbeten si më parë, me kontradita të theksuara mbi faktet e pretenduara të kërcënimit. Ndërkohë në fund të seancës, i pandehuri Emiljano Shullazi replikoi me prokuroren e çështjes, duke deklaruar se do të sillte në gjyq fakte të reja që dëshmojnë pafajësinë e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kërcënon prokuroren

Swiss Digital Mobile Reklama

Emiljano Shullazi gjatë seancës ka akuzuar prokurorinë për sajim të provave  në adresë të tij. Duke iu drejtuar prokurores Elisabeta Ymeraj, Shullazi, i ka thënë  asaj se kishte prova madje dëshmitarë dhe filmime ku prokurorët mësojnë dëshmitarët se si duhet të flasin në lidhje me Ylvi Beqaj. Shullazi tha se do të nxirrte edhe emra prokurorësh konkretë  si dhe dëshmitarë. Deklarata e tij erdhi pas tre përballjeve që u bënë në gjykatë mes dëshmitarëve dhe biznesmenit Ylvi Beqaj që është njëkohësisht është bashkëpandehuri në këtë proces por ka fituar edhe statusin  e dëshmitarit  të mbrojtur.

Pjesë nga seanca

Noterja: Unë i qëndroj plotësisht nga fillimi deri në fund asaj që kam deklaruar herën e parë në gjykatë. Nuk i heq asnjë presje.Të dy kanë firmosur me vullnet të plotë dhe skamvë re asnjë kërcënim apo gjë të paligjshme mes tyre. E vetja gjë e dyshimtë ishte dhurimi i kësaj prove dhe për këtë procedurë kam respektuar ligjin duke njoftuar drejtorinë e pastrimit të parave.

Beqja: Zoti gjyqtar po gënjen.

Gjykata: Dëshmitar lëreni të flasë pastaj do ju dëgjojmë juve.

Noterja: Me zotërinë që pretendon se së bashku jemi takuar në Rinas, nuk jam takuar. Unë me zotërinë jam takuar vetën në zyrën time. Por mund të jemi takuar dhe rastësisht në rrugë, nuk jam në gjëndje ta kujtoj tani.

Beqja: Kjo zonjë e nderuar po gënjen nën betim. Sapo tha para jush “betohem” se do thotë të vërtetën dhe po gënjen.Unë kam fakte dhe ju ftoj juve si gjykatë dhe prokurorisë që të verifikojë me imtësi, tabulatet e mia me noteren, pamjet filmike të serverit të lokalit ku jemi takuar dhe prova të tjera.

Prokurorja: Dëshmitar çfarë keni diçka për të shtuar lidhur me qëndrimin e mbajtur nga noterja për këtë moment?

Beqja: Zonja prokurore kam prova që tregojnë të kundërtën e pohimit të kësaj. Do ju vë në dispozicion prova të tjera, ju lutem verifikoni,tabulatet, serverin e pamjeve filmike.

Avokati Gurra: E nderuar gjykatë smund të dëgjojmë romantizmat e këtij. Ky tregon romantizma dhe se ky dëshmitar duhet dhe po jua kërkoj që çdo seancë gjyqësore të ballafaqohet me dëshmitarë të tjerë të këtij procesi gjyqësor, në dobi dhe të sqarimit të gjithë procedurës.

Beqja: Avokat mos më bëj sofizma në sallën e gjyqit. Lëri këto me mua, lëri sofizmat.

Shullazi: Sipas Ylvi Beqjat në këtë takim në zyrën tuaj, ju keni përmendur një shumë lekësh. Tani ju si notere na shpjegoni para gjykatës që në këta takim janë përmendur kjo shumë lekësh nga ana juaj apo nga unë ose Ylviu, që të sqarojmë dhe këtë moment zoti gjyqtar?

Noterja: Tek unë në atë takim nuk është përmendur asnjë shumë lekësh. Qoftë nga unë por dhe të pranishmit në sallën e gjyqit.

Shullazi: Nëse kërkon tabulatet le ti marin dhe le ti verifikojnë. Se ai çfarë nuk thotë, sepse ky thotë hajde dhe më ashtu …e kupton zoti gjyqtar.

Beqja: Zoti gjyqtar kam prova konkrete dhe këto prova të verifikohen nga ana juaj dhe prokuroria.

Beqja: Kam dhe këtë kërkesën ku ta depozitoj për çështjen e avokatit për kërcënimin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?