Sot testimi i 1000 nëpunës civilë

Departamenti i Administratës Publike zhvilloi sot testimin e radhës me shkrim për vlerësimin e njohurive të nëpunësve civilë në strukturat me funksione inspektimi. 1000 punonjës të cilët ushtrojnë detyrën e tyre u testuan në ambientet e parkut Olimpik të Tiranës, në funksion të angazhimit për të vijuar reformën në administratën publike.

Këtë testim e ndoqi nga afër drejtoresha e Departamentit të Administratës Publike, Albana Koçiu e cila theksoi rëndësinë e rritjes së profesionalizmit të punonjësve që i shërbejnë qytetarit. “Këtu kemi 1000 nëpunës civilë, të cilët ushtrojnë funksione inspektimi në institucionet e administratës publike. Këta nëpunës janë një pjesë e rëndësishme e nëpunësve publik të administratës të cilët kanë përfaqësim të drejtpërdrejtë me bizneset dhe me qytetarët. Departamenti i Administratës Publike dhe Shkolla shqiptare e Administratës Publike do të vazhdojnë të ofrojë trajnime të vazhdueshme për nëpunësit civilë për të rritur kapacitetet dhe për të rritur profesionalizmin e të gjithë punonjësve që ofrojnë shërbime ndaj qytetarëve”, – u shpreh Drejtoresha e DAP, Albana Koçiu.

Në përfundim të testimit me shkrim dhe me gojë, nëpunësit të cilët vlerësohen me më pak se 50 pikë në total do ti nënshtrohen një trajnimi më të specializuar për një periudhë tre mujore.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Edhe ky vlerësim i sotëm vjen në vazhdën e nevojës për rritjen e njohurive që punonjësit publik duhet të kenë për të ushtruar funksionet e tyre. Ky nuk është vlerësimi i parë, as i fundi. Do të ketë në vazhdimësi vlerësime te kësaj natyre për të gjithë nëpunësit civilë, të çdo profili pune. Këto testime synojnë te vlerësojnë njohuritë ekzistuese ne ushtrimin e detyrës me qëllim ndërhyrjen për të rritur dhe forcuar kapacitet e nëpunësve publikë, dhe njohuritë e tyre për të shërbyer me profesionalizëm”- tha Albana Koçiu, drejtoreshë e DAP. Vlerësime të tilla janë të vazhdueshme dhe synojnë pikërisht rritjen e performancës së punonjësve duke siguruar që ata të kenë njohuritë e duhura për të ushtruar me përkushtim dhe integritet detyrën e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të tilla vlerësime do të bëhen jo vetëm për nëpunësit e fushës së inspektimit por për të gjithë nëpunësit e profesioneve të tjera. “Këto testime janë një detyrim i nëpunësit civil. Janë të parashikuara në legjislacion. Janë testime që synojnë të evidentojnë punonjësit që kanë aftësitë dhe njohuritë e duhura për të kryer funksionin publik dhe shkojnë në vazhdën e reformës në administratën publike” – theksoi drejtoresha e DAP.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?