Statusi i minatorit, konfederata paralajmëron protesta

Konfederata e Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë kërkon miratimin e statusit të minatorëve në të kundër paralajmëron protesta  që do të nisin në fillim të vitit të ardhshëm.

Kryetari i sindikatave të minatorëve Fiqiri Xibri i bëri thirrje Ramës të zgjidhë çështjen.

“Vitin e ardhshëm do të nisim protestat nëse nuk miratohet statusi i minatorit. Nënshkruam marrëveshje me PS-në për statusin por Rama mori timonin e nuk e firmosi. I bëjmë thirrje Ramës të ulet të dialogojmë për të krijuar një grup pune” deklaroi Xibri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë konferences për “Statusin e Minatorit”, kreu i Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Shqipërisë, Gëzim Kalaja tha se kërkesat e sindikatës për pagat e minatorëve janë bërë që në vitin 1997, por ato nuk janë marrë për bazë. Kalaja u shpreh se duhet të barazohen pagat e minatorëve me atë të forcave ajrore.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kërkesa jonë për pagat është bërë që në vitin 1997. Ne kemi qenë kundër statusit të minatorit. Të barazohen pagat e minatorëve me atë të forcave ajrore. Duhet ulje e moshës për daljen në pension të minatorëve. LSI ka bërë përpjekje për statusin e minatorit. Ne kemi pranuar emërtimin ‘status minatori’”- tha Gëzim Kalaja.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?