Stuhi e fortë në Pogradec, reshjet e dendura përmbytin disa zona të qytetit

Një stuhi e shoqëruar me reshje të dendura shiu, erë të fortë dhe shkrepëtima përfshiu Pogradecin pasditen e kësaj të premteje. Probleme u raportuan në rrugën “Kajo Karafili”, ku bllokimi i pusetave dhe grilave të shkarkimit bëri që uji të dilte në rrugë dhe të përhapej drejt lagjes muzeale.

Situata problematike u shfaq edhe përgjatë shëtitores së Pogradecit, ku uji depërtoi në disa biznese të vogla. Ndërkohë, zona pranë stadiumit u mbulua nga uji, pasi edhe aty sistemet e kullimit rezultuan të bllokuara.

Pas ndalimit të reshjeve, niveli i ujit ka nisur të ulet. Punonjësit e ndërmarrjes së punëve publike kanë dalë në terren dhe po punojnë për pastrimin dhe zhbllokimin e pusetave në zonat e prekura.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?